LAJMI I FUNDIT:

Disa të vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë të Haitit

Disa të vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë të Haitit

Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga një përplasje e një aeroplani të vogël komercial në Haiti të mërkurën, sipas policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani po fluturonte nga kryeqyteti Port-au-Prince në qytetin jugor të Jacmel, tha për AFP, Pierre Belamy Samedi, shefi i policisë në periferi të Carrefour ku fluturakja u rrëzua menjëherë pas nisjes.

“Pashë pesë trupa të palëvizshëm dhe të paktën tre persona të plagosur që nuk ishin në aeroplan”, ka bërë të ditur ai.


Më herët ai kishte thënë se piloti kishte shpëtuar, por policia më vonë sqaroi se piloti ishte në mesin e pesë të vdekurve në bordin e aeroplanit.

Përplasja thuhet se vrau gjithashtu një shofer motoçiklete dhe plagosi pesë persona të tjerë në tokë, sipas gjyqtarit Moise Jean. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital.

Samedi tha se aeroplani goditi gjithashtu një kamion që transportonte mallra konsumi.

“Jam thellësisht i pikëlluar, pas këtij rrëzimi të një avioni të vogël në rrugën Carrefour, i cili ka shkaktuar vdekje dhe lëndime”, shkroi në Twitter kryeministri Ariel Henry të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia

"IDF ka vrarë 440 anëtarë të Hezbollahut", deklaron zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Azia
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Kalo në kategori