LAJMI I FUNDIT:

Bojkotohet fjalimi i Rusisë në samitin e G20 në SHBA

Bojkotohet fjalimi i Rusisë në samitin e G20 në SHBA

Ministrat e financave nga shumë vende u larguan nga një sesion i G20 me dyer të mbyllura në Uashington, DC, të mërkurën kur delegati rus filloi fjalimet e tij të përgatitura

Masa u koordinua mes aleatëve evropianë, SHBA-së dhe Kanadasë, raporton skynews.


Mbretëria e Bashkuar përfaqësohet në të gjitha seancat e G20 nga Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey dhe Zëvendësja e Financave e Kancelarit, Lindsey Whyte.

Një zëdhënës tha se “Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës në termat më të fortë dhe për të nxitur një koordinim më të fortë ndërkombëtar që të ndëshkojmë Rusinë për veprimet e tyre të paprovokuara dhe të pajustifikuara, dhe të punojmë ngushtë me partnerët dhe institucionet ndërkombëtare financiare për të mbështetur Ukrainën”.

Ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se Rusia nuk duhet të jetë më në G20, largimi i Moskës do të kërkonte mbështetjen e të gjithë anëtarëve. Kjo konsiderohet e pamundur, pasi Kina ka thënë se nuk do të mbështeste dëbimin e Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori