LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi rus kritikon ‘luftën e çmendur’ të Putinit në Ukrainë

Miliarderi rus kritikon ‘luftën e çmendur’ të Putinit në Ukrainë

Oleg Tinkov, themeluesi i një banke të madhe dixhitale ruse, ka kritikuar “luftën e çmendur” të Rusisë në Ukrainë dhe i ka kërkuar Perëndimit që ta ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin të gjejë një zgjidhje për të “ndaluar këtë masakër”.

Sulmi brutal i Rusisë ndaj fqinjit të saj filloi gati dy muaj më parë. Mijëra civilë ukrainas janë vrarë dhe plagosur, dhe miliona janë larguar nga vendi, sipas agjencive të OKB-së.

Sipërmarrësi rus, i cili themeloi Tinkoff Bank në vitin2006, pohoi përmes Instagramit se 90 për qind e rusëve ishin kundër luftës dhe se zyrtarët e Kremlinit ishin në gjendje shoku se nuk do të mund të kalonin më verën e tyre në Mesdhe.


“Nuk shoh asnjë përfitues të kësaj lufte të çmendur”, ka shkruar ai.

View this post on Instagram

A post shared by Oleg Tinkov (@olegtinkov)

Tinkov ishte mes 65 individëve dhe subjekteve të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar më 24 mars për “mbështetje të pushtimit të paligjshëm të Rusisë”. Ai zotëron 35 për qind të kompanisë mëmë të Tinkoff Bank, TCS Group, dhe ka një vlerë rreth 3.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.

Sanksionet perëndimore kanë ngrirë rreth 300 miliardë dollarë rezerva të Rusisë dhe e kanë zhytur ekonominë në një recesion të thellë. Dhjetëra biznese globale janë larguar nga vendi dhe Bashkimi Evropian ka mbyllur hapësirën për linjat ajrore ruse.

“Nëpunësit civilë të Kremlinit janë të shokuar, por edhe fëmijët e tyre nuk do të shkojnë në Mesdhe këtë verë. Biznesmenët po përpiqen të shpëtojnë atë që ka mbetur nga pronat e tyre”, shkroi ai.

Duke iu referuar simbolit misterioz të ngjitur në tanket ruse që është bërë një shenjë e mbështetjes popullore për luftën në Rusi, Tinkov tha se kishte “idiotë që shkruanin shkronjën Z, por ka rreth 10 për qind idiotë në të gjitha vendet. 90 për qind e rusëve janë kundër kësaj lufte”.

Firma ruse e naftës Lukoil ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Oligarkët Mikhail Fridman dhe Oleg Deripaska folën kundër konfliktit në fund të shkurtit pas pushtimit të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Kalo në kategori