LAJMI I FUNDIT:

Në ditëlindjen e 35-të, Maria Sharapova njofton se është në pritje të fëmijës së parë

Në ditëlindjen e 35-të, Maria Sharapova njofton se është në pritje të fëmijës së parë

Maria Sharapova, e cila fitoi të katër titujt e tenisit Grand Slam gjatë karrierës së saj, festoi ditëlindjen e saj të 35-të të martën (19 prill), por do ta kujtojë atë ditë për më shumë se një arsye pasi njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarën Alexander Gilkes.

Ish- ylli i tenisit ka postuar një foto në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur teksa pozonte në plazh.

“Fillimet e çmuara. grënia e tortës së ditëlindjes për dy ka qenë gjithmonë specialiteti im”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.


Sharapova, e cila u tërhoq nga sporti vetëm dy vjet më parë, njoftoi fejesën e saj me biznesmenin britanik Gilkes në dhjetor të 2020, shkruan CNN.

Dyshja janë në një lidhje që nga viti 2018 dhe Gilkes shihej shpesh herë në fushën e lojës për të përcjellur Sharapovën në fund të karrierës së saj.

Foto: Getty Images

Ish-numri 1 i botës ishte një nga tenistet më të famshme në botë gjatë karrierës së saj.

Ajo është një nga vetëm 10 femrat që ka fituar të katër titujt e Grand Slam-it gjatë karrierës së saj, duke përfunduar me gjithsej pesë fitore të mëdha.

Foto: Getty

Paraqitja e saj e fundit ishte në “Australian Open 2020”, ku u eliminua në raundin e parë nga Donna Vekic.

Sharapova mblodhi më shumë se 38 milionë dollarë (34.9 milionë euro) nga çmimet në karrierën e saj, sipas faqes së internetit të WTA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
U përjashtua pas incidentit me Gjestin, reagimi i parë i G Banit: Më është prekur imazhi

U përjashtua pas incidentit me Gjestin, reagimi i parë i G Banit: Më është prekur imazhi

Magazina
Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon

Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Xheneta për Gjestin: Është dashur të jetë i sinqertë më mua, të më thotë se nuk më ka dashur asnjëherë

Xheneta për Gjestin: Është dashur të jetë i sinqertë më mua, të më thotë se nuk më ka dashur asnjëherë

Magazina
Kalo në kategori