LAJMI I FUNDIT:

F-150 Lightning nga Ford do të ketë edhe video-lojëra

F-150 Lightning nga Ford do të ketë edhe video-lojëra

Si duket Ford do të jetë prodhuesi i ardhshëm i makinave që do të ngarkojë sistemin e tij të informacionit argëtues me lojëra, pasi Tesla lansoi modalitetin Arcade vitin e kaluar dhe lista e opsioneve të Mercedes-Benz EQS përfshinte një paketë lojërash.

Darren Palmer, zëvendës-presidenti i Fordit i programeve globale EV, postoi një video në LinkedIn me mbishkrimin, “Disa lojëra të vogla të lezetshme tani në F-150 Lightning. Duke dëshmuar një sukses te fëmijët e mi në testimin përfundimtar”, transmeton Telegrafi.

Meqenëse Palmer specifikoi termin “lojëra” supozohet që do të ketë më shumë se një në sistem.


Kjo lojë duket se ka të gjitha bazat për të shfrytëzuar kohën: kontroll i thjeshtë, objektiv i thjeshtë, mjaftueshëm i lehtë për të luajtur një fëmijë. /Telegrafi/