LAJMI I FUNDIT:

Alarmi i SHISH: Shërbimet e huaja të shteteve jo mike po operojnë në Shqipëri

Alarmi i SHISH: Shërbimet e huaja të shteteve jo mike po operojnë në Shqipëri

Shërbimi Informativ Shtetërorë në Shqipëri ka dhënë alarmin për praninë e aktivitetit të shërbimeve të huaja përmes propagandës, dezinformimit dhe sulmeve kibernetike. Gjatë raportimit në Kuvend për aktivitetin e vitit 2021, kreu i SHISH, Helidon Bendo, ka theksuar se konfliktet ndërshtetërore në Ballkan po shfrytëzohen nga shtete të treta për të penguar e vonuar integrimin në BE dhe bashkëpunimin me NATO-n.

Shërbimi Informativ Shqiptar ka evidentuar praninë e aktivitetit të shërbimeve të huaja të shteteve jo mike në vendin tonë.

Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për aktivitetin e vitit 2021, drejtori i SHISH, Helidon Bendo, theksoi se Shërbimi i kundërvihet veprimtarisë dhe aktiviteteve informative, të drejtuara nga shërbime informative e të sigurisë të shteteve jo-mike, kundër interesave të Shqipërisë e NATO-s.


Ndër të tjera, drejtori i SHISH-it theksoi se “veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik”.

Bendo: Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike.

Kreu i Shërbimit Sekret ka theksuar se në rajon ka tentativa pengimin e procesit të integrimit.

Bendo: Situata në rajon është karakterizuar nga zhvillime të brendshme politike të brishta, të cilat kanë sjellë paqëndrueshmëri qeverisëse në disa shtete. Mosmarrëveshjet ndërshtetërore po shfrytëzohen nga vendet e treta për të mbajtur situatën në rajon të destabilizuar, me qëllim pengimin apo shtyrjen në kohë të proceseve integruese në BE e NATO të vendeve të caktuara të rajonit.

Kreu i SHISH vuri në dukje se shërbimi ka adaptuar metoda të reja dhe bashkëkohore për tiu përgjigjur kërcënimeve të reja. Helidon Bendo nënvizoi se para Komisionit të Sigurisë se në vizionin e Shërbimit për të ardhmen, fokusi ka qenë dhe do të jetë forcimi i kapaciteteve operacionale dhe kibernetike, për kundërvënien ndaj aktiviteteve të jashtëligjshme që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe analitike ndaj kërcënimeve kibernetike është kryer duke ndjekur në dinamikë situata mbi kërcënime ndaj infrastrukturave publike dhe private të Republikën e Shqipërisë, duke arritur të identifikojë targetin e kërcënimit, llojin dhe natyrën e sulmit./Ora News

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori