LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 133 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Regjistrohen 133 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.833 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja.

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup (78).

Nga MSH informojnë se është regjistruar një pacient i vdekur nga Struga.


Nga ana tjetër janë regjistruar 156 pacientë të shëruar.

Deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 308,752 persona ndërsa 298,688 janë shëruar. Numri i të vdekurve është 9263, kuse numri i rasteve aktive është 801./Telegrafi/