LAJMI I FUNDIT:

Dogji makinën e kryeplakut në Vermosh, gruaja me probleme mendore lihet e lirë

Dogji makinën e kryeplakut në Vermosh, gruaja me probleme mendore lihet e lirë

Djegia e automjetit të kryeplakut të Vermoshit, Prekë Vata, ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problematikë, që në këtë zonë ka vite që shqetëson banorët, por që është një problematikë e evidentuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ky problem shqetësues është kryerja e krimeve apo ngjarjeve të shkatërrimit të pronës nga persona me probleme të shëndetit mendor.


Pas hetimeve për djegien e mjetit të kryeplakut të Vermoshit, policia identifikoi dhe arrestoi si autore, një grua e cila rezulton me probleme të shëndetit mendor. Por prokuroria nisur nga raporti mjekësor, vendosi lirimin e gruas dhe lënien e saj sërish në gjendje të lirë.

Për kryeplakun e Vermoshit, personi në fjalë prej vitesh është kthyer në shqetësim për banorët e zonës, duke shkaktuar herë pas here dëme dhe shkatërrime të pronës dhe gjësë së gjallë.

Dhe në apelin e tij, Prekë Vata, i kërkon institucioneve të marrin masa përpara se të kryhet ndonjë ngjarje tjetër.

Trajtimi në mënyrë ambulatore i personave me problem të shëndetit mendor është një shqetësim, pasi jo në pak raste ata kanë kryer edhe krime të rënda kundër jetës së personit, ndërsa institucionet ende nuk i kanë kapacitet as për t’i kontrolluar dhe as për t’i mbajtur të mbyllur në qendra të posaçme, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori