LAJMI I FUNDIT:

Rihanna dhe ASAP Rocky vazhdojnë të hedhin poshtë raportimet për ndarje, ndërsa këngëtarja me krenari ekspozon barkun e saj shtatzënë

Rihanna dhe ASAP Rocky vazhdojnë të hedhin poshtë raportimet për ndarje, ndërsa këngëtarja me krenari ekspozon barkun e saj shtatzënë

Barku në rritje i Rihannas u ekspozua plotësisht teksa ajo darkoi me të dashurin ASAP Rocky të dielën në mbrëmje, pak kohë pasi miqtë e çiftit mohuan se ishin ndarë.

Këngëtarja 34 vjeçe, tërhoqi vëmendjen tek vetja, duke veshur një nga fustanet më trendy të momentit, me panele të prera te pjesa e barkkut, gjatë një paraqitje natën vonë në vendlindjen e saj Barbados.


Veshja theksoi barkun e saj të rrumbullakosur, teksa ekspozonte plotësisht dekoltenë dhe stomakun e saj gjatë kohës që po hynte në një restorant, shkruan DailyMail.

Paraqitja e fundit e çiftit vjen pasi ata u detyruan të mohonin pretendimet për një ndarje të mundshme, të nxitur nga pabesia e tij e supozuar.

Bien poshtë thashethemet për një ndarje të mundshme mes Rihannas dhe ASAP Rocky - dyshja fotografohen bashkë në aeroport
Lexo po ashtu Bien poshtë thashethemet për një ndarje të mundshme mes Rihannas dhe ASAP Rocky - dyshja fotografohen bashkë në aeroport

Gruaja e akuzuar se ka pasur një lidhje me ASAP Rockyn gjatë shtatzënisë së Rihannas, gjithashtu i ka mohuar ashpër akuzat.

Dizajnerja e këpucëve Amina Muaddi demantoi lajmin të premten përmes Instagramit, ku lëshoi një deklaratë publike për mediat.

Ajo shkroi: “Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër”.

“Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse – nuk do të merreshin seriozisht”, shkro ajo.

“Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve”.

“As gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të famshme në jetën e dikujt. Prandaj më duhet të flas pasi kjo jo vetëm që drejtohet ndaj meje, por ka të bëjë me njerëzit për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri”, shkroi Amina.

“Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë të shtatzënisë dhe unë i kthehem biznesit tim – u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur pashkësh”, shkroi dizajnerja e këpucëve në Instagram.

Një burim i lidhur drejtpërdrejt me të dy artistët i kishte thënë më herët tabloidit TMZ se thashethemet e tradhtisë dhe ndarjes ishin ‘100% të rreme për të dy të akuzuarit’ duke shtuar se ‘një milion për qind nuk janë të vërteta. Ata janë mirë si çift”.

Drama filloi të enjten kur blogeri i modës Louis Pisano shkroi në Twitter: “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”.

Disa orë pas mohimit të Aminës, Louis u lajmërua në Twitter për të lëshuar një deklaratë të gjatë për t’iu ‘kërkuar zyrtarisht falje’ të gjitha palëve të përfshira.

Rihanna dhe ASAP fillimisht u lidhën në nëntor të vitit 2020 pasi u raportua se ata po shiheshin pas ndarjes së këngëtares nga ish i dashuri i saj i atëhershëm, Hassan Jameel.

Dyshja ishin njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne me njëri-tjetrin.

Ata mbetën miq për pjesën më të madhe të dekadës përpara se Revista “People” të konfirmonte se ata zyrtarisht po takoheshin në nëntor të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori