Nga: Halil matoshi
1.
Masi u fal me njerëzit e tij, me “kokat” të cilat vet i krijoi, mbylli sytë piktori i madh me origjinë nga Kërçova, Omer Kaleshi (1932-2022).
I njoftun botnisht, sidomos me opusin e tina “Kokat”, Kaleshi i ka dhânë artit universal ni vistër ftyrash me ni kolorit fantastik, me dokë e ‘qehre’ ballkanike dhe shqiptare. Të paharrueshme, të papërsëritshme…
2.
Kokat e Kaleshit e kanë përthithë dritën nga universi dhe sikur vijnë me sjell ni lajm që njeriu e pret përgjatë mileniumeve: Kush jam unë dhe pse jam këtu (në botë), por drita brenda tyne në thelb shprehë të nemitunen.
Sikur shuhet në heshtje nji yll.
Kaleshi e ka shumëzu njerëzimin me personazhet e tina, tue begatu njeriun me ni dimension të ri: karakteristikat dalluese të njeriut nga njeriu – fotografinë me ngjyra që e shquen antropologjinë e njerëzve që kanë jetu dikur në hapësirën e krijuesit dhe që mund të jetojnë kurdo e kudo.
Kaleshi e pikasë të përhershmen e veçimit.
3.
I vetëdijshëm se qenia zbâhet, për me metë veç ni shèj në kohë: Kaleshi ruen amblema të llojit njerëzor në habitatin e tij, siç na i ka lânë njeriu anonim parahistorik shèjat e specieve me të cilat e ka nda hapësinën dhe kohën: Atë të përhershmen, nurin e ftyrës së njeriut, qê na i përkujton prindët, gjyshat, të ngjashmit tanë simas hartës gjenetike, të dallueshëm për nga drita në tensionin e kohës.
Autori përgjatë udhëtimit të tij në botë ka pikasë dhe ruejt tiparet që i janë doktë të njofshëm, ftyra që vijnë si reminishenca të përvojës sonë me sojin njerëzor.
4.
Tablotë e tij ia kthyen Kaleshit tanë energjinë që e ka investu, tue hjeshue me ni nur që i përket të hyjnishmes. Jonjerëzores. Transhedencës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City