LAJMI I FUNDIT:

Dua emocionohet nga mikpritja e fansave në koncertin e parë në Londër pas dy vitesh: Bukur të kthehesh në shtëpi

Dua emocionohet nga mikpritja e fansave në koncertin e parë në Londër pas dy vitesh: Bukur të kthehesh në shtëpi

Dua Lipa ka treguar se ka pritur kaq gjatë për të bërë rikthimin e saj ’emocional’ në skenë në Britaninë e Madhe, pasi më në fund filloi turneun britanik të shumë vonuar “Future Nostalgia” në Mançester të premten.

Gjatë një interviste me The Sun, 26-vjeçarja, pranoi se “kaq shumë kishte ndryshuar” që nga koha kur turneu i saj ishte menduar të zhvillohej, duke e përshkruar reagimin nga fansat e saj si “mirëseardhja më e mirë në shtëpi ndonjëherë”.

“Kemi pritur kaq shumë për të bërë këtë shfaqje, e zhvendosëm dhe e shtymë dhe më në fund jemi këtu”, tha Dua.


Në përputhje me emrin e turneut, Dua u kthye në vitet e fundit, të cilat e panë turneun e saj të vonuar disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.

Dua Lipa mahnit me kostumin e saj rozë, ndërsa performon për mijëra fansa në "The AO Arena" të Londrës
Lexo po ashtu Dua Lipa mahnit me kostumin e saj rozë, ndërsa performon për mijëra fansa në "The AO Arena" të Londrës

Ajo tha: “Po shikoja fotografitë e koncerteve të mia të mëparshme këtu në Mançester dhe u emocionova shumë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar në atë që ndjehet si ‘kaq pak kohë'”.

“Dua t’ju falënderoj shumë për dëgjimin e muzikës dhe gjithë mbështetjen tuaj për të kërcyer me ne”.

Dua gjithmonë u kthen kohë fansave të saj dhe u shpreh mirënjohje. “Kjo do të thotë bota për mua. Faleminderit që më lejuat të jem në këtë skenë”, i tha ajo audiencës.

Dua dukej yll në çdo centimetër të trupit të saj, teksa doli në skenën e madhe të “The AO Arena”, për të performuar në një koncert si pjesë e turneut të saj, “Future Nostalgia”.

Lipa e talentuar kishte veshur një kostum ngjyrë rozë neoni me një dizajn lulesh.

Dua gjithashtu veshi një palë doreza me material të ngjashëm dhe i shtoi disa centimetra shtatit të saj, me një palë çizme me taka të larta në të njëjtën ngjyrë.

Ylli vuri në pah tiparet e saj të bukura të fytyrës me një makijazh të lehtë, të realizuar në fytyrën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit

Magazina
Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë

Arta Nitaj bëhet nënë për herë të parë

Magazina
Ia bëri këngën të famshme - Atilla ftohet në koncert nga Anduel Kovaci - performojnë së bashku “Malli”

Ia bëri këngën të famshme - Atilla ftohet në koncert nga Anduel Kovaci - performojnë së bashku “Malli”

Magazina
Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother

Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar, e bëri për famë dhe ia arriti qëllimin

Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar, e bëri për famë dhe ia arriti qëllimin

Magazina
Kalo në kategori