Gjigandi gjerman në prodhimin e veturave Volkswagen (VW), pavarësisht pandemisë së coronavirusit dhe luftës në Ukrainë, realizoi një fitim të madh prej disa miliardë eurosh në tre muajt e parë të këtij viti.
Rezultati i biznesit, para artikujve specialë, arriti në 8.5 miliardë euro, njoftoi Volkswagen mbi bazën e të dhënave paraprake. Kjo është 77 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Volkswagen shpjegon rritjen e fortë të fitimeve me “zhvillimin e fuqishëm operacional”.
Kompania nuk ka shitur më shumë vetura, por përkundrazi, nga janari në mars ka dorëzuar rreth gjysmë milioni vetura më pak se vitin e kaluar në të njëjtën kohë, që është një rënie prej 22 për qind.
Por ka pasur një rritje të kërkesës për vetura elektrike, të cilat shitën rreth 99 mijë njësi në tremujorin e parë.
Kërkesa për automjete elektrike është e lartë në mbarë botën, dhe po ashtu edhe librat e porosive, tha shefja e shitjeve, Hildegard Wortman.
Nëse nuk do të kishte probleme me dërgimin e lëndëve të para të nevojshme, numri i makinave elektrike të dorëzuara do të ishte më i madh, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAudi A5 me ekran edhe për ulësen e pasagjerit
Pronarët e Volkswagen pretendojnë se butonat në timon po shkaktojnë aksidente
Një burrë nga New Jersey thotë se ishte qeni i tij që frikësoi hajdutët që donin t'i vidhnin BMW-në e tij prej 100,000 dollarësh
Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit: "Rombi i kuq" u shfaq aty ku nuk ishte
Për shkak të rregulloreve të reja, hibridet plug-in do të bëhen më të shtrenjta
Mazda "thjeshton" logon
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?