LAJMI I FUNDIT:

Klitschko konfirmon sulmin e ri në Kiev, rusët goditën fabrikën e raketave

Klitschko konfirmon sulmin e ri në Kiev, rusët goditën fabrikën e raketave

Edhe pse ushtria ruse është tërhequr nga Kievi dhe ka paralajmëruar se do të fokusohet në lindje të Ukrainës, granatat e reja ranë në Kiev, kurse sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore janë dëgjuar edhe në Lviv.

Shpërthimet ndodhën në kryeqytetin ukrainas, e bombardimet i ka konfirmuar edhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i cili tha se sot në mëngjes ishin cak i sulmeve ajrore, transmeton Telegrafi.


Ai ka precizuar se shpërthimet kanë ndodhur në sheshin Darnicki në periferi të Kievit. Ekipet e shpëtimit janë dalë në vendin e ngjarjes, megjithatë nuk dihet akoma nëse ka të lënduar apo të vdekur.

Moska paralajmëron hakmarrje për fundosjen e luftanijes, po përgatitet të kryej sulme tjera mbi Ukrainën
Lexo po ashtu Moska paralajmëron hakmarrje për fundosjen e luftanijes, po përgatitet të kryej sulme tjera mbi Ukrainën

Mediat e atjeshme raportojnë se rusët kanë goditur fabrikën e raketave, të cilat ukrainasit i përdorën për ta fundosur luftanijen ruse “Moskva”.

Përveç Kievit, shpërthimet janë dëgjuar edhe në Lviv në pjesën më perëndimore të Ukrainës, ku deri më sot nuk kanë qenë të shpeshta aktivitetet ushtarake.

Analistët konsiderojnë se sulmet në këto dy qytete, janë një hakmarrje për fundosjen e krenarisë së flotës ruse në Detin e Zi. Ndërkaq Pentagoni ka konfirmuar pretendimet e Ukrainës se kanë goditur me raketë luftanijen ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori