LAJMI I FUNDIT:

Grim kreativ: Ditët me diell janë perfekt për pigmente të pasura me grimca të vogla me shkëlqim

Grim kreativ: Ditët me diell janë perfekt për pigmente të pasura me grimca të vogla me shkëlqim

Formulat kozmetike të gjeneratës së re janë më cilësore, ngjiten më mirë në lëkurë dhe zgjasin me orë të tëra

Për të forcuar ngjyrën apo shkëlqimin, ekzistojnë edhe bazat e hijesimeve, të cilat do t’i japin formulës qëndrueshmëri, transmeton Telegrafi.

Nga shkëlqimet deri te hijesimet e syve, grimi i këtij sezoni është i krijuar për një sërë sfidash inovative të grimit.


Grimi pastel i pasur me grimca me shkëlqim thekson mrekullisht sytë.

Me buzëkuqin ngjyrë bezhë, disa hijesime më të forta do të duken të shkëlqyera.

Për një dalje të veçantë nga shtëpia ka ide të dekoruara me tone më të forta.

Ja si duket një buqetë pranverore e kthyer në grim.

Ndoshta është koha për të provuar dekorimet, teminat dhe yjet.

Tendencat nga pasarelat na sjellin dekorime që janë perlat elegante.

Lapsat dhe rimelët janë çuditërisht tërheqës dhe të fuqishëm këtë sezon.

Flutura është një motiv i mrekullueshëm për ata që kanë një dorë të shkathët dhe pak kohë. /Telegrafi/