LAJMI I FUNDIT:

Gafa e re e presidentit amerikan: Biden zgjati dorën duke menduar se dikë e kishte afër, por ajo i mbeti “në ajër”

Gafa e re e presidentit amerikan: Biden zgjati dorën duke menduar se dikë e kishte afër, por ajo i mbeti “në ajër”

Lëvizja e fundit e presidentit amerikan, Joe Biden bëri që shumë njerëz të mendojnë.

Të enjten, Biden mbajti një fjalim 40-minutësh në Universitetin Shtetëror të Bujqësisë dhe Teknologjisë në Karolinën e Veriut në Greensboro dhe askush nuk ishte në skenë pranë tij.


Pasi mbaroi fjalimin, lideri 79-vjeçar u kthye djathtas dhe zgjati dorën në një pozicion shtrëngimi duarsh.

Por asnjë njeri nuk ishte në skenë, kështu që askush nuk ka mundur t’i përgjigjej gjestit të presidentit amerikan.

Biden gjithashtu dukej i çorientuar dhe në mënyrë të pazakontë u largua nga audienca. /Telegrafi/