LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Në 25 çerdhe për fëmijë nuk protestohet

Trençevska: Në 25 çerdhe për fëmijë nuk protestohet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska thotë se të gjitha çerdhet për fëmijë po funksionojnë pothuajse normalisht dhe se nuk ka asnjë çerdhe të mbyllur. Trençevska tha se në 25 çerdhe në vend nuk po protestohet, ndërsa po protestohet në 50 institucione të tjera.

“Gjatë ditës së djeshme 45 për qind e kuadrit edukativ-arsimor në kopshte kanë hyrë në grevë. Nuk i kam të dhënat për sot, por edukatoret dhe kujdestarët i pranojnë të gjithë fëmijët që vijnë në kopshte. Dje mbulimi është rritur me 30 për qind krahasuar me një ditë më parë”, tha ministrja.

Lidhur me atë se a po mendohet për rialokimin e mjeteve buxhetore për të siguruar para për t’u dhënë punëtorëve në kopshte, Trençevska tha se dialogu social vazhdon, ende nuk flitet për rialokimin të mjeteve buxhetore.


“Dialogu social vazhdon. Derisa të kemi një zgjidhje përfundimtare, nuk mund të flasim për rialokim të mjeteve, sepse SASHK-u përveç rritjes së pagave ka edhe kërkesa tjera. Marrëveshja kolektive përfundon më 28 qershor dhe aty do të vendosen të gjitha kërkesat e SASHK-ja për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe do të sjellim zgjidhjen më të përshtatshme”, shtoi ministrja Trençevska.