LAJMI I FUNDIT:

Kishin futur në veturë katër migrantë nga Afganistani, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave

Kishin futur në veturë katër migrantë nga Afganistani, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Q.A., dhe A.A., të cilët gjenden në paraburgim nga data 28.03.2022 për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

“Sipas aktakuzës, me datë 28.03.2022 rreth orës 21:25 minuta në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, të akuzuarit merren me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari i parë Q.A., me automjetin e tij të markës ,”BMW” së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në automjet katër shtetas të Afganistanit në afërsi të Pikës
kufitare në Vërmicë”, thuhet në njoftimin për media.

Të njëjtit, janë ndaluar nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Afganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit.


“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit” thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori