LAJMI I FUNDIT:

Imazhet që tregojnë Mariupolin e shkatërruar, qytet port në Ukrainë

Imazhet që tregojnë Mariupolin e shkatërruar, qytet port në Ukrainë

Qyteti i Mariupolit mbetet akoma objektiv i ushtrisë ruse, që për asnjë moment nuk ndali sulmet ajrore si dhe granatimet – duke shkatërruar pothuajse gjithçka.

Në njërën anë Rusia pretendon se ka nën kontroll qytetin port, kurse Ukraina thotë se trupat e saj kontrollojnë qytetin me rëndësi të madhe strategjike, transmeton Telegrafi.


Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse

Megjithatë një gjë është e sigurt se ky qytet është shkatërruar pothuajse i tërë, pasi për afro 50 ditë është objektiv i ushtrisë ruse që ka përdorur tërë arsenalin e mundshëm për të shkatërruar shtëpitë, ndërtesat, qendrat tregtare, spitalet e madje edhe teatrin që strehonte civilë.

Më poshtë ju sjellim galerinë që tregojnë pasojat e luftimeve të ashpra në këtë qytet të Ukrainës, që tashmë është shndërruar në qytet gërmadhash. /Telegrafi/