LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse pritet të sulmojnë lindjen e Ukrainës

Forcat ruse pritet të sulmojnë lindjen e Ukrainës

Rusia është e gatshme të nisë sulme në rajonin lindor të Donetskut, sipas forcave të armatosura të Ukrainës.

Forcat gjithashtu thuhet se janë gati për të sulmuar në qytetin jugor të Khersonit, raporton bbc.


“Në drejtimet Donetsk dhe Tavria [Kherson], sipas informacioneve të disponueshme, armiku është gati për veprime sulmuese”, thuhet në njoftimin e forcave të armatosura ukrainase.

Forcat ruse u tërhoqën nga rrethi i Kievit dhe Chernihiv javët e fundit, në vend të kësaj duke i përqendruar përpjekjet e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës.

Rusët nuk arritën ta marrin kryeqytetin siç ishte planifikuar, kështu që duket se strategjia e tyre tani është të shkëputin Ukrainën nga deti në jug dhe të krijojnë një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe Ukrainës lindore. /Telegrafi/