Liderja e së djathtës franceze, Marine Le Pen, premtoi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale, do të tërheqë forcat e armatosura nga komanda e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Le Pen theksoi se ajo nuk do t’i transferonte trupat franceze në komandën e kombinuar të Aleancës dhe as nuk do të ishte në dispozicion të komandës së ardhshme evropiane, raporton france24.
Sipas saj, Franca nuk do t’i nënshtrohet protektoratit amerikan. Ajo shtoi se mbështet idenë e afrimit me Rusinë.
“Kur të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të vendoset paqja, unë do të avokojë për afrimin strategjik midis NATO-s dhe Rusisë. Kjo është në interes të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.
Ajo tha gjithashtu se nuk dëshiron që Franca të largohet nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se do të respektojë Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, raportoi reuters.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë u mbajt më 10 prill. Presidenti aktual, Emmanuel Macron fitoi 27,84 për qind të votave dhe Le Pen 23,15 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHungaria bllokon mbështetjen për Ukrainën
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze
Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë