LAJMI I FUNDIT:

Kanë filluar kualifikimet për IEM Dallas CS:GO – ekipe të shumta shqiptare pjesë e tyre

Kanë filluar kualifikimet për IEM Dallas CS:GO – ekipe të shumta shqiptare pjesë e tyre

Dje kanë filluar kualifikimet për turneun IEM Dallas CS:GO, turne ky i cili do të shpërndajë çmime prej afro 230.000 euro.

Shumë ekipe shqiptare janë pjesë e kualifikimit për në ‘Closed Qualifier’ të turneut IEM Dallas, i cili do të mbahet në qytetin Dallas të Teksasit, me disa nga ekipet më të mira të botës.


Ndonëse nuk patën sukses gjatë ditës së parë kualifikuese e cila u mbajt dje (e martë), ekipet shqiptare janë duke garuar edhe sot (e mërkurë) në kualifikimin e dytë për një vend në ‘Closed Qualifiers’.

Ekipet si Bad News Eagles, XGAMING, BLINK dhe më shumë, janë pjesë e këtij kualifikimi i cili sapo ka filluar.

Streameri i mirënjohur shqiptar, Ernest ‘xhocii’ Xhoci, i cili është edhe zyrtarisht streamer i ekipit Bad News Eagles, është duke transmetuar ndeshjet e ekipit Bad News Eagles.

Ndeshjet të cilat kanë filluar sot (e mërkurë) në ora 18:00 mund t’i ndiqni në kanalin e Twitch të Xhoci-t, Twitch.tv/xhocii.

/Telegrafi/