LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e barnave esenciale mungojnë në barnatoren e QKMF-së në Prishtinë

Gjysma e barnave esenciale mungojnë në barnatoren e QKMF-së në Prishtinë

50 % të barnave esenciale po mungojnë në barnatoren qendrore të QKMF-së në Prishtinë. Sipas zyrtarëve aty, Ministria po plotëson vetëm gjysmën e nevojës derisa qytetarët me sëmundje kronike ankohen se shumicën e kohës blejnë vet terapinë.

Po presin në radhë për të marrë barnat që u ka përshkruar mjeku.

Disa prej tyre, pacientët në Prishtinë po mund t’i gjejnë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.


Megjithatë, shumë prej tyre po kthehen duarthatë.

Kjo pasi që në Barnatoren e QKMF-së ka mungesë të barnave esenciale.

Mevlide Kasumi që vuan nga diabeti tregon se asnjëherë nuk po e gjen terapinë që i nevojitet.

“Disa barna janë e disa tjera nuk janë. Ma shumë barna esenciale nuk janë se që janë. Këta thonë që ka, por që barnat kryesore të diabetit në shumicën e rasteve nuk i gjejmë. 100 sëmundje i kam, por këtu fare pak barna gjejë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Mevlide Kasumi.

Të njëjtin shqetësim e kanë edhe qytetarë të tjerë, për çka po u duhet të drejtohen tek barnatoret private.

“Në shumicën e  rasteve barnat i kemi blerë”, deklaroi Avdullah Kajdomqaj.

“Zakonisht nuk ka barna në Barnatoren e QKMF-së”, shprehet qytetarja Sevdije Gashi.

Se ka mungesa të disa llojeve të medikamenteve, e thotë edhe përgjegjësi i Barnatores Qendrore, Fatos Aliu.

“Barnat për diabet janë në mungesë. Edhe Omeprazolli 20 mg që përdoret shumë është në mungesë. Nuk jemi furnizuar as me sisteme të infuzionit”, deklaroi Fatos Aliu

Sipas tij, furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë plotëson vetëm gjysmën e nevojave dhe kërkesës.

“Nga 210 produkte sa ne kërkojmë, na ofrohen vetëm 100 apo 103 prej tyre, gjë që i bie sa ka një mungesë prej 50% të barnave”, deklaroi Aliu.

Por, sipas Ministrisë të Shëndetësisë, përqindja e furnizimit me barna është më e lartë.

“Raportet e fundit të Departamentit të Farmacisë së MSH tregojnë se plotësimi i Listës së Barnave Esenciale për QKMF-të në komuna,  të cilat i furnizon Ministria me material shpenzues ka arritur në 98%, ndërsa me barna prej 65-70%. Me përfundimin e procedurave për disa produkte që mungojnë, furnizimi do të përmirësohet edhe më tej dhe synimi është që Lista Esenciale e Barnave të arrijë në nivele sa më të larta të furnizimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të Shëndetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori