Propozimi i Odës së Afarizmit: 100 euro të jepen në formën e kuponave për blerje të prodhimeve vendore
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja në kuadër të Pakos Emergjente, e cila ka për qëllim shtimin e mbështetjes për qytetarët.
OAK propozon që vlera e prezantuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në shumën prej 100 euro për të gjitha kategoritë të jepet në formën e kuponave – bonave dhe të njëjtat të shfrytëzohen për blerje të produkteve vendore ne markete.
“Kështu do të kontribuohet në mënyrë zinxhirore duke i dhënë një përkrahje prodhuesve vendor dhe ruajtjen e rritjen e të punësuarve duke e marrë parasysh gjendjen shumë të rëndë në punësim dhe kërkesa për tu larguar nga vendi. OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merret parasysh ky rekomandim, në mënyrë që të tejkalohet më lehtë situata e krijuar dhe të ndihmohet ekonomia e vendit nga një kolaps potencial duke i parë çdo ditë vështirësitë që po i hasin bizneset nga situata e krijuar në botë”, thuhet në një komunikatë për media të OAK-së, transmeton kp.
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat dhe publik me nga 100 euro për muajin prill.
Pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro duke përfshirë këtu të gjithë personat që marrin pension bazik, pension kontributpagues, pension për personat me aftësi të kufizuara dhe pension të veteranit. Do të mbështeten në shumën prej 100 euro rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat dhe rreth 80 mijë zyrtarë publikë, ndërsa do të shpërndahen 40 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë implementimi i së cilës veçse ka filluar.
Po ashtu në kuadër të kësaj pako emergjente sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë studentët do të mbështeten në shumën prej 100 euro (rreth 80 mijë studentë). Kostoja totale e proklamuar për këto masa është mbi 100 milionë euro.
Sipas Qeverisë, kjo pako do të aplikohet gjatë muajit Prill dhe nga e njëjta do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht çdo familje e Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak