LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani janë gjetur 403 trupa të pajetë të civilëve ukrainas të vrarë në Bucha

Deri më tani janë gjetur 403 trupa të pajetë të civilëve ukrainas të vrarë në Bucha

Kryetari i Buchas në Ukrainë thotë se autoritetet përkatëse deri më tani kanë gjetur 403 trupa të pajetë, që janë vrarë nga forcat ruse gjatë pushtimit të kësaj zone.

Në një konferencë për media, Antaoliy Fedoruk, gjithashtu tha se është akoma herët që banorët të rikthehen në qytet, që kur trupat e Kremlinit u larguan nga ky rajon për tu përqendruar më shumë në lindje të vendit, transmeton Telegrafi.

Skenat e civilëve me duar të lidhura që janë qëlluar me plumba në kokë dhe më pas janë shpërndarë rrugëve të Bucha, nxitën zemërim në tërë botën, ku kryeministri britanik Boris Johnson akuzoi Rusinë për krime lufte.

Putini thotë se Rusia do të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa të përmbush qëllimet
Lexo po ashtu Putini thotë se Rusia do të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa të përmbush qëllimet

Në anën tjetër Rusia është munduar të arsyetojë veprimet, duke pretenduar se trupat e pajetë të civilëve të vrarë ukrainas janë vendosur nëpër rrugë, pasi që forcat ruse janë tërhequr nga qyteti – duke mohuar se kishin për objektiv civilët.

Megjithatë imazhet satelitore të siguruara nga kompania Maxar Technologies, tregojnë të paktën nëntë trupa të shtrirë rrugëve të Bucha, që kishin qëndruar me javë aty – pra në kohën kur ushtria ruse ishte akoma atje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Evropa
Gjenerali norvegjez thotë se NATO ka dy deri në tre vjet për t'u përgatitur për konfrontim me Rusinë

Gjenerali norvegjez thotë se NATO ka dy deri në tre vjet për t'u përgatitur për konfrontim me Rusinë

Evropa
Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin

Scholz: Lejimi i Ukrainës për të goditur objektivat në Rusi me armë gjermane nuk kërcënon përshkallëzimin

Evropa
Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë

Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë" – arrestohen tre persona

Evropa
Modi nuk e ka shumicën për të qeverisur, duhet të krijojë koalicion

Modi nuk e ka shumicën për të qeverisur, duhet të krijojë koalicion

Azia
Kalo në kategori