LAJMI I FUNDIT:

Sela: BDI ka kapur sistemin gjyqësor

Sela: BDI ka kapur sistemin gjyqësor

Ziadin Sela në një konferencë për media ka deklaruar se ndarja e pushteteve nuk vlen në parim në Maqedoninë e Veriut dhe se gjyqësori është i kapur nga ana e BDI-së.

Nga gjykatat themelore e deri tek gjykata e Apelit sipas Selës, BDI ka njerëzit e vet.

“Kemi kuptuar se sistemi i drejtësisë është tërësisht në funksion të BDI-së, dhe mjafton një telefonat nga Reçica e Vogël që të ndalen apo sabotohen ndjekjet penale saherë që preket interesi i BDI-së. Metodat e gjyqësorit të kapur tani më janë të njohura. Ato fillojnë qysh në fazën fillestare të hetimeve duke anashkaluar sistemin elektronik për shpërndarje të rastësishme të rasteve. Pra këta kujdesen që rasti ku preken interesat e tyre të shkojnë në tavolinën e prokurorëve dhe gjykatësve të tyre që pastaj të njëjti t’i sabotojnë rastet”, tha Sela