LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj publikon sot bashkëpunimin me DJ Geek “Ma shumë se ti”

Beatrix Ramosaj publikon sot bashkëpunimin me DJ Geek “Ma shumë se ti”

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Teksa zbuloi se është një bashkëpunim me DJ Geek, Beatrix sot (e martë) ka njoftuar se kënga e dyshes që mban titullin “Ma shumë se ti” lansohet pikërisht sot.


“Ma shumë se ti, sot ora 18:00”, ka shkruar Beatrix sipër një imazhi të shkëputur nga xhirimet e klipit.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja e cila muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Brenda shtëpisë së famshme, Beatrix krijojë një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të BB VIP.

Beatrix Ramosaj paralajmëron bashkëpunimin me DJ Geek, publikon një pjesë të shkurtër të klipit
Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj paralajmëron bashkëpunimin me DJ Geek, publikon një pjesë të shkurtër të klipit

Kënga e fundit e këngëtares nga Kosova është “Faj”, që ishte një dedikimi për ish-partnerin e saj Doanldin. /Telegrafi/