Qeveria britanike përshpejton shitjen e Chelseat – ka tashmë një emër të preferuar
Qeveria britanike është e përgatitur të fillojë shitjen e Chelsea për cilindo nga katër ofertuesit në listën e ngushtë, mëson agjencia e lajmeve AP.
Kandidatët e mbetur për të blerë klubin nga Londra duhet të dorëzojnë ofertat përfundimtare për klubin e Stamford Bridge më 14 prill.
Banka tregtare e New Yorkut, Raine Group do të shpresojë më pas të paraqesë një ofertues të preferuar në Downing Street më 18 prill.
Qeveria duhet të miratojë blerësin eventual, me dhënien e një licence të re për shitjen, pengesa e fundit për pronarët e rinj të mundshëm të Chelseat.
Dhe burime pranë qeverisë kanë treguar kënaqësinë e Downing Street në parim me të gjitha palët e mbetura në betejën për të blerë Blutë nga Roman Abramovich.
Pronarët e familjes Ricketts të Chicago Cubs dhe pronari i pjesshëm i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly, në partneritet me manjatin amerikan Mark Walter dhe biznesmenin britanik Jonathan Goldstein, kanë bërë ofertë të majme për Blues.
Sir Martin Broughton dhe Lord Sebastian Coe janë bashkuar në një tjetër ofertë, ndërsa bashkëpronari i Boston Celtics, Stephen Pagliuca është gjithashtu në garë.
Oferta e familjes Ricketts ka tërhequr kritika në mesin e mbështetësve të Chelseat, me një peticion online të nisur kundër kandidaturës së tyre.
Një protestë e vogël u organizua gjithashtu në Stamford Bridge përpara fitores 4-1 të Brentford ndaj Chelsea të shtunën, më 2 prill.
Mbështetësit e Chelseat kanë kundërshtuar polemikat rreth familjes Ricketts, duke përfshirë deklaratat islamofobike të patriarkut Joe Ricketts në emailet e zbuluara nga viti 2019.
Tom dhe Laura Ricketts mendohet se konsiderohen si drejtues të përshtatshëm, megjithatë, për shkak të kujdestarisë së tyre të Cubs dhe përpjekjeve drejt marrëdhënieve me komunitetin dhe diversitetit dhe përfshirjes në Çikago.
Premtimet publike të pronarëve të Cubs për të mbajtur Chelsean në Stamford Bridge, për të refuzuar çdo Superligë Evropiane dhe për të përfshirë mbështetësit në proceset vendimmarrëse mendohet se kanë qetësuar çdo shqetësim në Downing Street. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze