LAJMI I FUNDIT:

Pete Davidson mungon në sezonin e parë të serialit “The Kardashians” – pritet të shfaqet në sezonin e dytë

Pete Davidson mungon në sezonin e parë të serialit “The Kardashians” – pritet të shfaqet në sezonin e dytë

Shikuesit e “The Kardashians” në Hulu do të duhet të presin deri në sezonin e dytë për të parë të dashurin e ri të Kim Kardashian, Pete Davidson.

Marrëdhënia e tyre u bë publike pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese tetorin e kaluar në “Saturday Night Live”, ku ai është një nga anëtarët e kastit.

Megjithatë është pohuar se ai nuk do të shfaqet në sezonin e parë të serialit të ri të familjes së saj, sipas TMZ.


Kim dhe Pete ishin bashkë të enjten mbrëma për premierën e “The Kardashians” në Los Angeles, si dhe për darkën më pas në Jon And Vinny’s, duke shënuar debutimin e tyre të parë si çifti në tapetin e kuq.

Ata thuhet se janë filmuar për serial në të dy lokacionet – por pasi sezoni i parë ka përfunduar xhirimet, dhe pamjet pritet të transmetohen në sezoni i dytë.

Edhe pse Pete nuk do të shfaqet vetë në sezonin e parë të “The Kardashians”, marrëdhënia e tij me Kim do të jetë temë bisede, shkruan DailyMail.

Në një ‘trailer’ për shfaqjen, Kim mund të shihet duke i dërguar mesazhe dikujt ndërsa është ulur në një sfond për të filmuar një rrëfim televiziv të serialit.

Kur një zë jashtë kamerës pyet nëse emri i personit të cilit i dërgon mesazhe tingëllon ngjashëm me ‘këmbët (feet)’, Kim qesh pa ngritur kokën dhe pa e treguar përgjigjen.

Nëna e saj Kris Jenner gjithashtu diskuton romancën në ‘trailer’, duke zbuluar: “Kjo është një marrëdhënie që nuk mendoj se dikush e ka pritur”.

Që kur Kim filloi të dalë publikisht me Pete, dyshja kanë tërhequr ‘sulme’ publike nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West.

Reperi dhe Kim u martuan në vitin 2014 në Firence dhe kanë katër fëmijë së bashku – North, tetë, Saint, gjashtë, Chicago, katër dhe Psalm, dy.

Kim bëri kërkesë për divorc shkurtin e kaluar dhe në fillim të muajit të kaluar ajo ia doli të shpallej ligjërisht beqare, pavarësisht përpjekjeve të Kanye.

Në vitin pas paraqitjes së saj të divorcit, ai vazhdimisht iu lut publikisht që të ribashkonte familjen e tyre duke u kthyer tek ai, përfshirë edhe në albumin e tij “Donda”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Një spektakël që do të mbahet mend gjatë: Adele vendosi një rekord të ri botëror me paraqitjet e saj në Mynih

Një spektakël që do të mbahet mend gjatë: Adele vendosi një rekord të ri botëror me paraqitjet e saj në Mynih

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të

Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"

Magazina
“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

Magazina
Kalo në kategori