LAJMI I FUNDIT:

Katër gola dhe shumë raste, përfundon derbi mes Cityt dhe Liverpoolit – mbetet e hapur gara për titull

Katër gola dhe shumë raste, përfundon derbi mes Cityt dhe Liverpoolit – mbetet e hapur gara për titull
Foto: Liverpool FC/Twitter

Ka përfunduar pa fitues (2-2) derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit që u zhvillua në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Kevin de Bruyne pranoi një asistim nga Bernardo Silva, për të shënuar për 1-0.


Por,Citizens nuk u gëzuan edhe shumë, pasi Diogo Jota (13′), me një asistim të Trent Alexander-Arnold, i barazoi shifrat në 1-1.

De Bruyne pati një mundësi tjetër të artë në minutën e 30-të, por kësaj here nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Gabriel Jesus e riktheu epërsinë kampionit në fuqi, me një gol brilant në minutën e 37-të.

Qetësi absolute, para një presioni të madh nga Diogo Jota - Ederson pushton rrjetet sociale me pasimin e tij
Lexo po ashtu Qetësi absolute, para një presioni të madh nga Diogo Jota - Ederson pushton rrjetet sociale me pasimin e tij

Pjesa e dytë filloi më furishëm për mysafirët, pasi në minutën e 46-të, shënuan për 2-2 me anë të Sadio Manes, që u asistua prej Mohamed Salahut.

Citizens u mendua se e rikthyen epërsinë me anë të Raheem Sterling (63′), por VAR-i sinjalizoi se ishte në pozicion jashtë loje.

Deri në fund, dy skuadrat tentuan që të merrnin edhe dy pikët e mbetura, por që zhvilluan një lojë të kujdesshme.

Pas javës së 32-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 74 pikë, një më shumë se Liverpooli që është në të dytin.

Në xhiron e 33-të, kampioni në fuqi do të ketë punë me Brightonin, ndërsa The Reds meManchester Unitedin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

https://www.youtube.com/watch?v=Z4PEzepllUs

https://www.youtube.com/watch?v=gYAV4bMkh_I

https://www.youtube.com/watch?v=BInSbq27vKQ&ab_channel=GodLREMOS

https://www.youtube.com/watch?v=mzIbk2bxjuk&ab_channel=GodLREMOS

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori