Pas informacioneve se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, ka reaguar politikani zviceran Cédric Wermuth.
Wermuth ka shkruar në Facebook se tentimin për vrasjen e Martyt nga Serbia dhe më pas t’u lihej faji shqiptarëve, e ka quajtur të papranueshme.
“Por kjo është e papranueshme: shteti serb u përpoq ta vriste Martin dhe fajësojë ish-luftëtarët e UÇK-së”, ka thënë ai.
Sipas Wermuth, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përpiqet në mënyrë agresive të mbjellë urrejtje dhe dhunë në rajon dhe ta ndajë Kosovën nga Evropa.
Ai ka shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia bashkë me Vuçiqin duhet ta pranojnë këtë realitet.
“Më lejoni të jem shumë i qartë: ne nuk do ta lejojmë këtë. Pres që qeveria zvicerane dhe Evropa të jenë shumë të qarta me Vuçiqin: Mos ndërhyni në të drejtën e Republikës së Kosovës për vetëvendosje. Kosova është shtet i pavarur, pranoje. Ndaloni nxitjen e dhunës dhe urrejtjes”, ka deklaruasr Wermuth.
Sipas mediave zvicerane, ish-senatori Dick Marty është vënë nën mbrojtje të rreptë policore që nga dhjetori i vitit 2020 për shkak të një kërcënimi të vlerësuar “serioz”.
Masat mbrojtëse, sipas 24heures.ch, përfshijnë mbrojtjen e afërt gjatë paraqitjeve në hapësira publike ose masa teknike të mbrojtjes në shtëpi.
Në një intervistë për emisionin “Mise au point” të televizionit zviceran RTS, Dick Marty ka thënë se ka marrë informacione se ai është në shënjestër për t’u likuiduar dhe se ky kërcënim, sipas tij, vjen nga qarqe të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilat kanë kërkuar nga vrasës profesionistë për ta vrarë e për t’ua hedhur pastaj fajin ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ndryshe, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Gjykata Speciale është ngritur në bazë të këtyre krimeve të pretenduara./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A