LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u zunë duke shkëmbyer marihuanë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u zunë duke shkëmbyer marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët janë zënë duke shkëmbyer substanca narkotike.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raport.


Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar. /Telegrafi/