LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Gjuriqit në SHBA, ish zëvendësministri Berisha: Kosova me qeveri të paaftë e me botëkuptim anti-perëndimor

Vizita e Gjuriqit në SHBA, ish zëvendësministri Berisha: Kosova me qeveri të paaftë e me botëkuptim anti-perëndimor

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë sot se Serbia, e bombarduar nga NATO-ja me në krye SHBA-të, e ka kuptuar mirë se shteti i tyre megjithatë nuk mundet të vazhdojë me politikën armiqësore dhe është duke bërë çmos të rehabilitojë marrëdhëniet me të, e që u theksua nga entuziazmi i ambasadorit serb Marko Gjuriq, pas pritjes që i bëri sot presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se Kosova, e çliruar nga NATO-ja me në krye SHBA-në, me mentalitetin lindoro-komunist shet pallavra për sovranitetin, të drejtën e vetëvendosjes, me sjellje teokratike e majtiste duke e shkëputur veten nga çfarëdo mundësie të takimeve e lëre më pritjeje me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Lexoni të plotë postimin e Berishës:


Serbia, e bombarduar nga NATO-ja më në krye SHBA, e ka kuptuar mirë se shteti i tyre megjithatë nuk mundet të vazhdoj me politikën armiqësore, përkundrazi është duke bërë çmos të rehabilitoj marrëdhëniet me të, e që u theksua nga entuziazmi i ambasadorit serb Gjuriq pas pritjes që i bëri sot presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë;

– Kosova, e çliruar nga NATO-ja me në krye SHBA-në, me mentalitetin lindoro-komunist shet pallavra për sovranitetin, të drejtën e vetëvendosjes, me sjellje teokratike e majtiste duke e shkëputur veten nga çfarëdo mundësie të takimeve e lëre më pritjeje me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Kosova, për fat të keq, nuk e ka problemin vetëm me qeverinë aktuale, që qartazi është e paaftë e me botëkuptim anti-perëndimor, por ka edhe problemin e  mungesës së opinionit publik, që më së buti thënë është përgjumur në raport me rëndësinë e ruajtjes së aleancës dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori