LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse kanë braktisur një numër të madh tankesh dhe artilerie në një tërheqje ‘të nxituar’ nga veriu i Ukrainës

Forcat ruse kanë braktisur një numër të madh tankesh dhe artilerie në një tërheqje ‘të nxituar’ nga veriu i Ukrainës

Forcat ruse kanë braktisur një numër të madh tankesh dhe artilerie në një tërheqje ‘të nxituar’ nga veriu i Ukrainës, ka thënë një zyrtar perëndimor.

Tërheqja e shpejtë thuhet të jetë një shenjë se morali mes trupave të Vladimir Putin është ‘në kolaps’ dhe ata nuk kanë më ‘vullnet për të luftuar’, përcjell Telegrafi.


Forcat ruse janë tërhequr nga veriu i Ukrainës dhe qytetet rreth kryeqytetit të Kievit, për disa ditë.

Megjithatë, ndërsa ata janë larguar nga zona kanë dalë raporte të tmerrshme për masakrimin e civilëve, të varrosur në varreza masive, para se të torturohen, përdhunohen apo edhe digjen.

Trupat janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha përpara se të largoheshin nga qyteti më 30 mars, dhe dyshohet se deri në 300 njerëz mund të jenë vrarë në Borodyanka.

Kremlini besohet gjerësisht se po tërhiqet nga veriu, në mënyrë që të përqendrojë përpjekjet e tij në juglindje të Ukrainës.

Zyrtari i paidentifikuar e përshkroi tërheqjen si “të nxituar” me “shumë” tanke, automjete dhe artileri të mbetura pas.

“Ka qenë një tërheqje mjaft e nxituar nga forcat ruse dhe ka shumë pajisje ruse që janë braktisur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori