LAJMI I FUNDIT:

Kështu vishet pronarja e kompanisë “Zara” kur shkon në dasmë

Kështu vishet pronarja e kompanisë “Zara” kur shkon në dasmë
profimedia

Vajza e themeluesit të Zara-s, Marta Ortega dhe bashkëshorti i saj Carlos Toreto, morën pjesë në një dasmë magjepsëse ku tregoi një stil të lakmueshëm mode

Siç njoftoi vitin e kaluar vajza e themeluesit të Zara-s dhe e pronares së Inditex, Marta Ortega Perez, më 1 prill, mori drejtimin e distributorit më të madh të modës së lirë, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak orë pasi u bë gruaja më e fuqishme në botën e veshjeve, ajo e festoi këtë detyrë të madhe në dasmën e një miku të saj në Placencia të Spanjës.


Ndonëse në jetën e përditshme preferon edicione të thjeshta, më së shpeshti ngjyrat bazë, në raste festash vajza e një prej njerëzve më të pasur në botë e kupton modën si lojë dhe nuk ikën nga pjesët e rrezikshme që përcjellin frymën e trendëve aktualë.

Në fakt, Marta Ortega shpesh mund të shihet në kombinime të krijuara nga brendi i babait të saj, por edhe me veshje të shtrenjta të stilistëve.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Carlos Torreta, femra më e fuqishme në botën e veshjeve tërhoqi vëmendjen me stilimin e saj në mënyrën e teknikës ‘color block’, të cilën e arriti duke kombinuar një fustan portokalli dhe një palltoje blu.

Për të krijuar një kontrast dhe për t’i dhënë një notë origjinaliteti, ajo e rrumbullakosi të gjithë stilin me një pallto blu të hapur, një model minimalist i linjave të pastra pa xhaketë dhe kopsa të dukshme.

Aksesorë të tillë si doreza lëkure në ngjyrë tulle dhe një version në miniaturë i çantës Hermes Kelly, e ndihmuan atë të gjente veshjen e saj një sërë komentesh pozitive, veçanërisht ato që lidhen me pantoflat me taka të larta të mbuluara me kristale. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket njësoj si nëna e saj!

Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket njësoj si nëna e saj!

Flokë dhe stil
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Top 10 arsyet përse gratë ndahen nga burrat – tradhtia nuk është e para!

Top 10 arsyet përse gratë ndahen nga burrat – tradhtia nuk është e para!

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Çfarë lloj të brendshmesh vishni? Ekspertët zbulojnë se cilat janë më të mira dhe cilat më të këqija për shëndetin intim

Çfarë lloj të brendshmesh vishni? Ekspertët zbulojnë se cilat janë më të mira dhe cilat më të këqija për shëndetin intim

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Një model flokësh veror për stinën e vjeshtës: Lindsay Lohan ka zgjidhjen e duhur për ju

Një model flokësh veror për stinën e vjeshtës: Lindsay Lohan ka zgjidhjen e duhur për ju

Flokë dhe stil
Kalo në kategori