LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i Serie A është dënuar me 14 muaj burg për armëmbajtje – nuk mund të kthehet të luajë te Sassuolo pasi duhet ta vuajë dënimin

Futbollisti i Serie A është dënuar me 14 muaj burg për armëmbajtje – nuk mund të kthehet të luajë te Sassuolo pasi duhet ta vuajë dënimin

Sulmuesi i Sassuolos, Nicolas Schiappacasse është dënuar me 14 muaj burg pasi pranoi akuzat për trafikim dhe posedim armësh.

Ish-lojtari i të rinjve të Uruguait, Schiappacasse, u arrestua në atdheun e tij në janar, pasi u kap me një pistoletë 9 mm në makinën e tij, shkruan The Sun.


Raportet në atë kohë pretendonin se ai u kishte thënë hetuesve se po ia çonte armën një tifozi të klubit uruguaian Penarol përpara një ndeshje derbi kundër rivalëve Nacional.

Schiappacasse ishte i huazuar te Penarol nga skuadra e Serie A, Sassuolo në kohën e arrestimit të tij.

Sipas raportit të policisë, Schiappacasse u arrestua pasi një armë u zbulua në një pallto në prehrin e tij gjatë një ndalimi rutinë të trafikut.

Policia më pas publikoi fotografitë e lojtarit duke u vënë në pranga, si dhe imazhin e armës së sekuestruar.

Pasi pranoi fajin e tij, ai bëri një marrëveshje me prokurorët e shtetit për ta lejuar atë të vuante gjashtë muaj të dënimit në shtëpinë e prindërve të tij.

Pasi të lirohet me kusht, Schiappacasse duhet gjithashtu të bëjë katër orë shërbim në komunitet në javë dhe është urdhëruar të nënshkruajë rregullisht në një stacion policor lokal.

Ai kishte kaluar tashmë dy muaj e 12 ditë në burg në paraburgim në kryeqytetin uruguaian të Montevideos përpara seancës gjyqësore të së enjtes, e cila tani do t’i hiqet nga dënimi i tij.

Schiappacasse ka ende një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Sassuolon, të cilëve iu bashkua në tetor 2020.

Ish-lojtari i të rinjve të Atletico Madrid thuhet se i është dhënë leja për të stërvitur dhe luajtur me skuadrën uruguaiane të divizionit të tretë El Tanque Sisley pasi të lirohet nga burgu.

Megjithatë, ai duhet të qëndrojë brenda në çdo kohë derisa të përfundojë arrestin e tij gjashtëmujor shtëpiak.

Duke folur pas dënimit, avokatja e Schiappacasse, Karen Pintos tha: “Në fillim ai ishte shumë i dëshpëruar, por më pas filloi të përshtatej me jetën e burgut”.

“Ai është shumë i penduar dhe e ka treguar këtë në çdo kohë gjatë seancës. Ai është një djalë i ri që meriton një mundësi tjetër”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori