LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre në Donbas

Forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre në Donbas

Gjatë gjithë natës, sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore bënë që njerëzit në qytetin e Slovyansk të vrapojnë drejt bodrumeve dhe strehimoreve të tyre.

Raketat dhe granatimet e rënda mund të dëgjoheshin në këtë qytet rusishtfolës – vendi ku filloi lëvizja separatiste e Donbasit, shkruan bbc, përcjell Telegrafi.

Në të gjithë rajonin, forcat ruse testuan mbrojtjen e Ukrainës – dhe goditën qytetet e tyre nga larg.


Guvernatori i Luhansk u ka bërë thirrje të gjithë civilëve që të evakuohen në rajone më të sigurta – në qendër ose në perëndim të Ukrainës.

Por kjo u vështirësua shumë nga shkatërrimi i një pjese të hekurudhës të enjten – duke çuar në radhë të mëdha në stacionin në Kramtorsk.

Tani ajo është riparuar, me trenat që lëvizin përsëri.

Me dështimin e tyre për të marrë Kievin, trupat ruse janë fokusuar tani në Donbas dhe java e ardhshme vlerësohet si vendimtare në këtë drejtim. /Telegrafi/