Kryetarja e Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha sot në Kuvend se Kosova ishte e interesuar të gjente zgjidhje për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë bazuar në ligjet e Kosovës dhe praktikat më të mira evropiane, por siç tha ajo referencë nuk mund të ishin zgjedhjet e mëparshme serbe të mbajtura në Kosovë.
Kusari Lila para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se shteti i Serbisë nuk pranoi t’i drejtohet Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës në emrin e saj për t’i mundësuar serbëve të votojnë, raporton Telegrafi.
Ajo po ashtu tha se procesi zgjedhor në Serbi nxori në pah fshirjen e 6 mijë emrave shqiptarë nga Lugina e Preshevës nga regjistri i votuesve dhe kjo sipas saj është një akt barbar.
“Kosova si një vend me demokracinë funksionale e cila njeh dhe respekton dyshtetësinë e qytetarëve të vet, ishte e përcaktuar që bazuar në ligjet e Kosovës dhe praktikat evropiane të gjendej një zgjidhje. Referencë nuk mund të ishin zgjedhjet e mëparshme serbe të mbajtura në Kosovë, të cilat as nuk e kishin përfshirjen e institucioneve relevante dhe as nuk ishin në përputhje me ligjet e aplikuara në Kosovë”, tha Kusari-Lila.
Më tej shefja e GP-së së LVV tha se në ndërkohë, ngjarje dramatike e përfshin Evropën e Kosova dhe rajoni nuk janë dhe nuk mundet të mbesin të izoluara nga ndikimi i tyre.
“Lëkundja që solli agresioni dhe mizoria Ruse ndaj Ukrainës, e cila filloi me 24 shkurt, fillojë të shënojë gjurmët e saja në Kosovë dhe rajon.
Shumë paralele u tërhoqën në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Ukrainës, pasi shumë ngjashmëri u panë në brutalitetin rus dhe atij serb të 23 viteve më parë.
Sikur mos të mjaftonin mungesa e kërkim faljes për krimet e kryera 23 vite më parë, pengesat dhe problemet e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia ndaj Kosovës, Serbia e gjeti vetën prapë në anën e gabuar, në krah me Rusinë dhe në të kundërtën e gjithë botës demokratike. Përveç se prej 24 shkurtit, Serbia u rreshtua në krah me Rusinë dhe gjenocidin që ajo po zhvillon në Ukrainë, ajo tashmë po legjitimon krimet të cilat na shfaqen përmes imazheve të tmerrshme që vijnë nga Bucha, Irpin e qytetet tjera e të cilat nuk dallojnë fare nga pamjet e Reçakut, Krushës, Rrezallës, Izbicës e shumë masakrave tjera në Kosovë.
Paralelja që tërhoqa nuk është digresion i rastit. Kjo paralele ka të bëjë shtetin i cili nuk pranoi t’i drejtohet Kosovës dhe Qeverisë së saj, në emrin e saj, për t’ju mundësuar serbëve të Kosovës organizimin e qendrave të votimit në disa qytete të Kosovës. Serbia me hegjemoninë e saj, nuk e ka qëllim lehtësimin e jetës se pakicës serbe në Kosovë. Serbia në fakt, e ka specializim vështirësimin e jetës së pakicave”, tha ajo.
Shefja e GP-së së VV, tha se Serbia me hegjemoninë e saj nuk ka qëllim lehtësimin e jetës së serbëve në Kosovë, por vështirësimin e jetës.
“Procesi zgjedhor në Serbi nxori në pah fshirjen e gjashtë mijë emrave të shqiptarëve nga Lugina nga regjistri i votuesve. Fshirja e emrave është akt barabar i barabartë me dëbimin e shtëpitë e tyre apo spastrimin etnik të ndodhur me force me dekada me radhë”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025