LAJMI I FUNDIT:

Teuta fiton ndaj Tiranës dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike

Teuta fiton ndaj Tiranës dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike
(Foto: ligaunike.com)

Teuta ka mundur Tirana Neptun me rezultat 73-78 (12:23, 15:17, 19:18, 27:20), për të depërtuar në gjysmëfinale të Ligës Unike. Durrësakët në ndeshjen e parë kishin fituar 96:81.

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh në çerekun e parë 11:21, ndërsa këtë pjesë e fitoi me rezultat 12:23. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa durrësakët shtuan edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 27-40.

Teuta vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, për të ngritur epërsinë në 18 pikë, 38:56, por që më pas u ngushtua nga vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:58.


Në dhjetë minutat e fundit Teuta menaxhoi epërsinë e krijuar, duke triumfuar 73-78 dhe duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Golden Eagle Yllin, që përfundoi garat e rregullta në vendin e parë.

Te Tirana Neptun u dallua Endrit Hysenagolli me 16 pikë e 11 kërcime, kurse te Teuta u dallua Nasir Core me 19 pikë e nëntë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori