LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet perëndimore dobësojnë tregun e makinave në Rusi, bien për 60 për qind shitjet gjatë muajit mars

Sanksionet perëndimore dobësojnë tregun e makinave në Rusi, bien për 60 për qind shitjet gjatë muajit mars

Shitja e automjeteve në Rusi ka rënë në mbi 55 mijë njësi në mars apo rreth 63 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Shoqata Evropiane e Biznesit (AEB), duke theksuar se numri i shitjeve është ulur për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura si kundërpërgjigje nga agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Shitjet e markës Lada ranë edhe më shumë me 64 për qind, përcjell Telegrafi.


Çmimet e automjeteve në Rusi u rritën 40 për qind në këtë periudhë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ekspertët thonë se problemet logjistike po shkaktojnë mungesën e pjesëve të këmbimit, gjë që ka shkaktuar rritjen e çmimit të automjeteve.

Agjencia ruse e kërkimeve Autostat, pret që shitjet e makinave të pasagjerëve këtë vit mund të bien deri në 70 për qind.

Shumë kompani botërore të automjeteve kanë njoftuar se kanë pezulluar aktivitetet në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori