Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije gjeneruese të energjisë për t’u ankoruar në Vlorë për të ndihmuar në lehtësimin e krizës energjetike në vend, ka thënë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Pavarësisht kostove të larta, Ministrja Balluku deklaroi pas një takimi të Komitetit të Energjisë se Shqipëria nuk do të ketë mungesë energjie.
Marrëveshja për marrjen me qira të dy anijeve u finalizua me mbështetjen e Ambasadës të SHBA-ve në Tiranë dhe në bashkëpunim me kompaninë amerikane Excelerate Energy, e cila po punon për vënin në punë të termocentralit të Vlorës.
Ministrja tha se “termocentralet lundrues” do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion.
Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare dhe pritet të vihen në funksion brenda 3 muajve.
Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.
Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.
Kushtet e motit bëjnë që Shqipëria, e cila prodhon pothuajse të gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet, të jetë e detyruar të importojë energji elektrike në një kohë me çmime jashtëzakonisht të larta.
Masa të tjera që synojnë të lehtësojnë krizën përfshijnë shkurtimin e energjisë elektrike për ndriçimin e rrugëve dhe përdorime të tjera të sektorit publik në një përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City