Nuk ka pasur “përparime të mëdha” në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë dhe tmerret e dëshmuara gjatë fundjavës në qytetin ukrainas Bucha nuk po i ndihmojnë bisedimet, tha të martën një burim i Pallatit Elysee.
“Shoku i Bucha nuk është i favorshëm për përparimin në negociata”, tha burimi në një konferencë pas një telefonate një orëshe midis presidentit francez, Emmanuel Macron dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Burimi shtoi se Zelensky ishte ende i prirur për “mbajtjen dhe avancimin e bisedimeve me rusët”, si dhe për rolin ndërmjetësues të Francës, raporton cnn.
Të dy udhëheqësit diskutuan masat konkrete që duhet të ndërmerren për të “siguruar që krimet e Rusisë të mos mbeten të pandëshkuara”, tha burimi, duke përfshirë ofertën e Francës javën e kaluar për të dërguar fonde shtesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Macron përsëriti gatishmërinë e vendit për të kontribuar në hetimin dhe dokumentimin e dhunës së ushtruar kundër civilëve.
Në takim u diskutua edhe për gjendjen në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe Zelensky informoi Macron se vetëm 2000 njerëz mund të largoheshin këtë javë sepse “rusët po bllokonin” korridoret e evakuimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris
Çfarë thonë sondazhet se kush e fitoi debatin?
Ekspertja e gjuhës së trupit tregon kush e fitoi debatin Harris-Trump
Erdogan: Krimea duhet t'i kthehet Ukrainës
Çfarë thanë Harris dhe Trump kur mikrofonat nuk i kishin të aktivizuar
Aktivistja Nuraj: Serbia ua mohon të gjitha të drejtat shqiptarëve të Sanxhakut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit