LAJMI I FUNDIT:

Çfarë u tha sot në KS të OKB-së rreth mizorive të rusëve në Ukrainë?

Çfarë u tha sot në KS të OKB-së rreth mizorive të rusëve në Ukrainë?

Më herët këtë pasdite, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – hera e parë që ai e bën këtë që nga fillimi i luftës.

Por, çfarë ndodhi sot në seancën e KS të OKB-së, ku mbajtën fjalime ambasadorët e shteteve të ndryshme.

Duke u shfaqur me video-lidhje, Zelensky zbuloi disa prej mizorive të trupave pushtuese të cilat janë zbuluar pasi Rusia tërhoqi trupat nga pjesët veriore të vendit.


Zelensky i drejtohet për herë të parë OKB-së: Rusia duhet të mbahet përgjegjës për krime lufte
Lexo po ashtu Zelensky i drejtohet për herë të parë OKB-së: Rusia duhet të mbahet përgjegjës për krime lufte

Ai pretendoi se forcat pushtuese vranë dhe torturuan “vetëm për kënaqësi” dhe vazhdoi të shfaqte një video që tregonte ukrainas të vdekur.

Zelensky kërkoi që Moska të përballet me “përgjegjësi” dhe bëri thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Rusia mohoi përsëri akuzat për krime lufte në Ukrainë, me ambasadorin e saj në OKB, Vasily Nebenzya duke i thënë këshillit se kishte “mospërputhje flagrante” në raportet e parë në mediat ukrainase dhe perëndimore.

Takimi i OKB-së në Nju Jork pa një dënim të ri të veprimeve të Rusisë nga larg. Shtetet e Bashkuara përsëri kërkuan që Rusia të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

SHBA bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Lexo po ashtu SHBA bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Kina, e cila ka shmangur kritikimin e pushtimit rus, komentoi se raportet për vdekjet e civilëve ishin “shumë shqetësuese”, por tha se çdo akuzë duhet të bazohet në fakte të verifikuara.

Së paku 1,480 civilë të vrarë dhe 2,195 të plagosur në Ukrainë
Lexo po ashtu Së paku 1,480 civilë të vrarë dhe 2,195 të plagosur në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres foli gjithashtu, duke thënë se pushtimi tashmë kishte detyruar lëvizjen më të shpejtë të popullsisë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori