Ç’mund të kuptoni për shëndetin tuaj vetëm përmes lëkurës
E keni menduar ndonjëherë si duket një lëkurë e pashëndetshme?
Ndoshta e imagjinoni si me shumë yndyrë, shumë më të thatë se lëkura e zakonshme ose me një ngjyrë tjetër. Në fakt jo! Ka ca shenja të tjera që jep lëkura për të treguar se ndoshta diçka nuk shkon ose mungon në trupin tuaj.
Lëkurë pjesërisht e thatë
Ju mund ta dini se si është: copëza të vogla të lëkurës thahen dhe ndonjëherë mjafton vetëm kremi ose balsami për ta përmirësuar atë. Megjithatë, kjo mund të jetë një shenjë shqetësuese për lëkurën tuaj. Ndërsa ju e dini se lëkura duhet të jetë më e hidratuar, përdorimi i një kremi të fortë mund ta bëjë më keq, shkruan Pop Sugar.
Disa kremra që nuk futen në lëkurë qëndrojnë sipër dhe bllokojnë poret tuaja duke u tharë jashtë lëkurës dhe prishin ciklin natyror hidratues të lëkurës. Po ashtu lëkura e thatë mund të jetë një reflektim i shëndetit tuaj dhe asaj që ju hani.
Nëse lëkura e thatë është kronike, ajo mund të jetë dhe një ekzemë ose dermatit kështu që është mirë të lini një takim me një dermatolog.
Rrathët e zinj të syve
Kjo nuk ndodh vetëm në rastet kur bëni gjumë të keq. Kjo mund të ndodh edhe sepse lëkura që është poshtë syve është shumë e hollë dhe tregon gjakun që qarkullon nën lëkurë. Nëse ata do të jenë dhe të fryrë, rrathët poshtë syve do të bëhen akoma më të errët. Kalimi i moshës dhe kujdesi i pakët i lëkurës mund të bëjë që ajo të jetë më e hollë dhe të kërkojë më shumë kujdes.
Lodhja shkakton rritjen e sasisë së kortizolit në trup i cili nxit pompimin e gjakut në trup dhe përkeqëson rrathët e syve.
Sigurohuni të jeni të hidratuar, të pakësoni përdorimin e kripës dhe t’i kushtoni më shumë mundësi cilësisë së gjumit. Keni nevojë të qetësoni veten për të ulur sasinë e kortizolit në trup ose të përdorni krem për sytë me vitaminë E.
Buzët e plasaritura
Nëse lëkura juaj është natyrshëm e thatë mund të ketë edhe mungesë të vitaminës B sidomos në buzët e plasaritura.
Në këtë rast duhet të përpiqeni që ta rrisni përdorimin e sasisë së vitaminës B duke përdorur produktet e qumështit, vezët, mishin pa dhjamë, perimet me gjethe jeshile, fasulet dhe arrat, cit9n Anabel.
Shenjat e tjera shqetësuese
Këtu mund të përfshihen alergjitë e ndryshme, për shembull nëse keni përdorur një produkt të ri. Në këtë rast mund të merrni kortizol nga goja pas konsultës me mjekun nëse jeni të prirur nga alergjitë dhe pickimi i insekteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar