Megjithëse u paralajmërua ulja e çmimeve të barnave nga fillimi i këtij muaji, ilaçet që u ulën nga 12 denarë mund t’i numërosh në gishta. Abuzimet me çmimet e barnave vazhdojnë nga lista bazë.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike më 15 mars është marrë vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave.
Sipas vendimit, kompanitë duhej të rregullonin çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikoheshin nga data 1 prill 2022.
“E vërteta e kësaj qëndron se çmimet e barnave janë ulur shumë pak nga lista pozitive. Nga rritja enorme e janarit dhe marsit tani nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Ulja e çmimeve nga listën pozitive është bërë në 7-10 ilaçe, por rritja e çmimeve vazhdon nga prodhuesit farmaceutik vendor që nuk i mbulon Fondi”, tha Aulon Ramadani, Farmacist.
Oda e Farmacistëve tha se ka një metodologji të përcaktimit të çmimeve të barnave në bazë vjetore, që marrin si referencë shtetet e tjera me popullsi dhe patologji të ngjashme me Maqedoninë.
Nga Agjencia e Barnave “MALMED” thonë se inspektorët e tyre janë gjithë kohën në terren në gjetjet e keqpërdorimeve eventuale në 1200 barnatoret sa janë në vend.
Qytetarët muajin mars kanë blerë ilaçe më të shtrenjta për 30% të dhjetëra barnave nga lista pozitive.
Kjo nuk është rritja e parë që është bërë këtë vit, nga që në janar kishte edhe një rritje tjetër për 20%, thanë farmacistët. Sipas tyre, rritja është bërë vetëm nga prodhuesit farmaceutik të vendit tonë, ndërsa barnat e importuara nga kompanitë e jashtme nuk i kanë lëvizur çmimet e 90% të ilaçeve nga lista bazë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha nuk paraqiten në SPAK, ndodhen jashtë vendit
Musmurati: Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Moti për pesë ditët e ardhshme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet