LAJMI I FUNDIT:

Polonia dëshiron që Maqedonia e Veriut t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në

Polonia dëshiron që Maqedonia e Veriut t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në

Ambasadori i Polonisë në Maqedoninë e Veriut Vojcieh Ticinjski thotë se të gjitha vendet anëtare duan ta shohin Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian sa më shpejtë të jetë e mundur. Por për këtë duhet të bindet fillimisht Bullgaria. Ai tha se sistemi i vendosjes me konsensus në Bruksel është kështu dhe Bullgaria po e shfrytëzon të drejtën e saj.

“Ne do të pranojmë gjithçka që do të merren vesh të dyja palët, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Struktura dhe kushtet për hyrje në BE janë definuar para shumë dekadave dhe mbeten të njëjtat. Ndoshta në të ardhmen do të mund të ndryshohen, por tani për tani secili vend ka të drejtë të thotë “Jo”. Këtë të drejtë tani po e shfrytëzon Bullgaria dhe na duhet ta pranojmë këtë gjë”, tha Vojcieh Ticinjski, Ambasador i Polonisë në RMV.

Megjithatë së fundmi nga Sofja po vijnë sinjale pozitive dhe shpresëdhënëse. Deklaratat e kryeministrit bullgar Kiril Petkov tregojnë gatishmërinë e qeverisë për të gjetur zgjidhje, por duhet të bindet edhe parlamenti i Bullgarisë, thotë ambasadori polak.


“Të gjithë ne bashkë me ju e presim pozicionin e ri të Bullgarisë. Kryeministri bullgar ditëve të fundit po jep sinjale pozitive për zgjidhje të mundshme, kështu që shpresojmë se bashkë të dy qeveritë do të gjejnë zgjidhje që do të jetë e pranueshme për palën bullgare, jo vetëm për qeverinë por edhe për parlamentin, sepse e dini rezolutën e miratuar nga parlamenti bullgar. Këto faktorë janë thelbësorë. Pozicioni ynë është i njëjti. Ne duam të ju pranojmë në BE dhe vendi juaj që nesër të fillojë bisedimet”, tha Vojcieh.

Ambasadori i Polonisë foli edhe për luftën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në boshtin lindor të NATO-s. Ai tha se për momentin Polonia nuk rrezikohet, pasi asnjë raketë ruse nuk ka goditur territorin polak, por megjithatë do të dyfishojë buxhetin e mbrojtjes nga viti i ardhshëm. Polonia deri tani ka pranuar 2 milionë e 400 mijë refugjatë ukrainas./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori