LAJMI I FUNDIT:

“Batica ka filluar të kthehet kundër Putinit”: Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kievit

“Batica ka filluar të kthehet kundër Putinit”: Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kievit

Më shumë se 30 vendbanime rreth kryeqytetit të Ukrainës tanimë janë nën kontroll të ukrainasve, ka thënë këshilltari presidencial ukrainas.

Duke folur në televizionin kombëtar, Oleksiy Arestovych paralajmëroi se do të ketë ende “beteja të rënda” për jugun dhe lindjen e Ukrainës, duke përfshirë Mariupolin, përcjell Telegrafi.

Mediat kanë raportuar më herët se Ukraina ka rimarrë qytetet Bucha dhe Brovary.


Forcat ruse që po tërhiqen po lënë pas 'një katastrofë të plotë', thotë presidenti ukrainas
Lexo po ashtu Forcat ruse që po tërhiqen po lënë pas 'një katastrofë të plotë', thotë presidenti ukrainas

Forcat ruse janë tërhequr gjithashtu nga aeroporti kyç Hostomel pranë Kievit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Rusia theksoi në fillim të kësaj jave se do të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet e saj ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv dhe analistët presin që ajo të përqendrojë vëmendjen e saj në Ukrainën lindore.

Dhe se sa e rëndësishme është për Ukrainën që të rimarrë zonat kyçe rreth Kievit, tregon Elizabeth Braw, anëtare rezidente në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve.

Raketa e prodhimit britanik 'rrëzon helikopterin rus, në përdorimin e saj të parë në Ukrainë'
Lexo po ashtu Raketa e prodhimit britanik 'rrëzon helikopterin rus, në përdorimin e saj të parë në Ukrainë'

Ajo i tha Sky News se “duket sikur batica ka filluar të kthehet në favor të ukrainasve – jo vetëm për rezistencën e tyre, por edhe të rimarrjes së qyteteve”.

Megjithatë, ajo paralajmëron se nuk mund të supozojmë se kjo është një “rrugë drejt fitores” për Ukrainën.

Nëse Ukraina do të fitojë luftën, do të duhet një “kohë e gjatë” para se ta fitojë atë, vlerëson ajo, përcjell Telegrafi.

Pamje që tregojnë se forcat ruse janë tërhequr nga aeroporti Antonov afër Kievit
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se forcat ruse janë tërhequr nga aeroporti Antonov afër Kievit

Sidoqoftë, Braw mendon se tani duket shumë e pamundur që Rusia të arrijë të zëvendësojë qeverinë ukrainase pasi dështoi të nisë një sulm në shkallë të plotë në Kiev.

“Unë mendoj se ajo ëndërr ka marrë fund”, thotë ajo.

Megjithatë, Vladimir Putin do të duhet t’i “shesë diçka publikut rus”, kështu që Braw parashikon se strategjia e presidentit rus tani do të jetë e përqendruar për të marrë Ukrainën lindore dhe të ndërpresë hyrjen e këtij vendi në det.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë më herët se forcat ruse po lënë pas “një katastrofë të plotë” ndërsa po tërhiqen nga veriu, duke përfshirë qytetet jashtë Kievit.

Në këtë drejtim, ai paralajmëroi banorët që të kenë kujdes nga më shumë nga minat tokësore.

“Ata po minojnë të gjithë territorin, po minojnë shtëpi, pajisje minierash, madje edhe trupa të njerëzve që u vranë”, ka thënë ai në fjalimin e fundit, drejtuar kombit, të premten vonë.

Ai u bëri thirrje banorëve që presin për të rifilluar jetën e tyre normale të kenë kujdes, derisa të sigurohen se minat janë pastruar dhe rreziku i granatimeve ka kaluar.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu për beteja të vështira në ditët e ardhshme, ndërsa rusët rivendosin trupat në Ukrainën lindore.

Udhëheqësi ukrainas theksoi se duket se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi po funksionojnë. Megjithatë, ai vlerëson se nevojitet presion i mëtejshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

Amerika
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pse Egjipti dhe Jordania po hezitojnë të pranojnë refugjatë palestinezë?

Pse Egjipti dhe Jordania po hezitojnë të pranojnë refugjatë palestinezë?

Botë
Kalo në kategori