LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Gjykata Komerciale pritet të funksionalizohet brenda dy muajve

Kurti: Gjykata Komerciale pritet të funksionalizohet brenda dy muajve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes së sapo themeluar gjermano-kosovare, që shënon edhe suksesin e parë të themelimit të parkut gjerman të biznesit, në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti para të pranishmëve tha se investimet e tilla, bashkë me institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë, e bëjnë Kosovën atraktive për investitorët e huaj dhe krijojnë një mjedis miqësor për biznese.


Për këtë qëllim, kryeministri Kurti tha se qeveria tashmë ka nisur një seri të reformave strukturore në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike

Ai veçoi rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale e cila, siç u shpreh pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Më tej Kurti shtoi se sektori privat është shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e që të dy këto janë komponentë kryesore të platformës qeverisëse.

Andaj, duke i falënderuar investitorët, Kurti i siguroi se Qeveria e Republikës së Kosovës është këtu për t’i mbështetur ata në realizimin e qëllimeve të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori