Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës dhe mori vendim për miratimin e planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale 2021.
Në mesin e rekomandimeve të BE-së është që të modernizohet metoda e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, për shembull, përmes një vegëze (link) në ueb faqen e KQZ-së me masa të sigurisë, siç është verifikimi me dy hapa i aplikuesve, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja nga mashtrimi dhe nga paraqitja e personave në emër të dikujt tjetër.
Në planin e veprimit të miratuar nga KQZ-ja parashihet që të rishikohet dhe plotësohet Rregulla Zgjedhore e KQZ-së për Votimin Jashtë Kosovës në lidhje me aplikimin e masave shtesë për verifikimin e votuesve jashtë Kosovës. Këto ndryshime do të bëhen me qëllim të mbrojtjes së integritetit të votimit jashtë Kosovës kundër mashtrimit dhe paraqitjes së rreme si person tjetër dhe të krijohet aplikacioni për regjistrim online për votuesit jashtë Kosovës.
Pjesë e rekomandimeve të vëzhguesve të BE-së ndërlidhen edhe me fushatën zgjedhore të subjekteve politike dhe kandidatëve. Vëzhguesit e BE-së kanë kërkuar që të zhvillohen masa për të zbatuar kufizimet e periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore për raundin e dytë ose të lejohet që fushata të fillojë menjëherë pas raundit të parë. Për të zbatuar këtë rekomandim, KQZ-ja pritet të rishikojë dhe plotësojë Rregullën Zgjedhore për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve për Kryetar Komune.
KQZ-së i është rekomanduar edhe ridizajnimi i fletëvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, për të qenë më mirë të kuptueshme nga votuesit si dhe të shtohen informacione se si duhet të plotësojnë fletëvotimin, në mënyrë që të zvogëlohet numërimi i votave të pavlefshme. Për të zbatuar këtë rekomandim, KQZ-ja do të ndryshojë dhe plotësojë Rregullën Zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat.
Po ashtu, pas zgjedhjeve lokale 2021, Vëzhguesit e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian kanë rekomanduar që KQZ-ja të krijojë një pozitë administrative jopartiake e sekretariatit të Këshillit të Vendvotimit për të ofruar këshilla dhe asistencë të nevojshme për KVV-të në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti dhe performanca e tyre.
Sipas KQZ-së, që ky rekomandim të zbatohet, fillimisht duhet të plotësohet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe për Zgjedhjet Lokale dhe pastaj të ndryshohet Rregulla Zgjedhore e KQZ-së për Këshillat e Vendvotimeve.
Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është parë i nevojshëm para se KQZ-ja të mund ta përfshijë në Rregulla Zgjedhore edhe çështjen e reklamave zgjedhore në platformat online, pasi kjo është kërkuar nga Vëzhguesit e Zgjedhjeve të BE-së./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve