LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Rahovec, u lëndua derisa ishte duke rregulluar traktorin e tij

Vdes një person në Rahovec, u lëndua derisa ishte duke rregulluar traktorin e tij
Foto: Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e mërkurë në Rahovec, ku një person ka humbur jetën.

Policia bën të ditur se viktima mashkull derisa ishte duke rregulluar traktorin në oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:05.


“Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke e rregulluar traktorin ne oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjtit ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas me autoambulancë është nisur në drejtim të QKUK dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia bën të ditur se me vendim të të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve. /Telegrafi/