LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 159 shoferë në Shkup

Gjobiten 159 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 masa prej të cilave 54 janë për tejkalim shpejtësie, 7 pa vozitje leje dhe 11 për masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 12 masa për përdorim të telefon dhe 54 për parkim jo të rregullt.


Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/